Qeveria i reagon Serbisë: Kosovën e ruan gjaku i dëshmorëve dhe populli i vet

Qeveria e re e Serbisë dje u betua në Kuvend ku anëtarët e Kabinetit të kryeministres Ana Brnabiq lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’”.

Pas këtij betimi, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri i cili thotë se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.

Tahiri thotë se hipokrozi që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’.

Brnabic dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.

Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia.