Njoftim shumë me rëndësi nga Ministria e Financave


Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hapin rrugë për përmbylljen e ekzekutimit të pagesës për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 dhe Nr. 14/34 dhe Nr. 1/35.


Nga numri i përgjithshëm prej 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.


Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.