Erdogani bën thirrje për bojkot, por gruaja e tij shfaqet me çantë të markës franceze

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, mund t’i ketë nxitur turqit dhe myslimanët e vendeve të tjera për të bojkotuar produktet franceze , por gruaja e tij duket se nuk i përfill kërkesat e tij.

Rrjetet sociale vunë re se gruaja e tij, Emine, Zonjën e Parë e Turqisë mbante një çantë luksoze franceze ndërsa hypte në një aeroplan.

Fotot e postuara në Twitter e tregonin atë duke mbajtur një çantë Hermes.

Një përdorues i Tëitter shkroi se “Në kohën kur Erdogan bën thirrje për bojkot të produkteve franceze, gruaja e tij mban një çantë Hermès.”

Kujtojmë që së fundmi Erdogan ju ka bërë thirrje turqve që t’i bojkotojnë mallrat franceze, pasi konsideron se presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka ofenduar myslimanët.