Sllapuzhan: KFOR-i Italian dhe CIMIC, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës përuruan projektin e ndriçimit publik

Ndriçimi Publik në Sllapuzhan
Në fshatin Sllapuzhan, u përurua projekti i ndriçimit publik, investim nga KFOR-i Italian dhe CIMIC, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës.
Komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, Gianluca Figus, ka qenë pjesë e përurimit të këtij projekti i cili në fjalën e tij para banorëve të fshatit Sllapuzhan u shpreh: “ kemi bashkëpunim të mirë me Komunën e Suharekës dhe do të vazhdojmë të ju mbështesim. Ndriçimin e kemi bërë për fëmijët e këtij fshati, sepse ata janë e ardhmja jonë”.
Po ashtu fjalë rasti ka pasur edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, e cila i ka falënderuar pjestarët e KFOR-it, posaqëtisht komandantin Figus për përkrahje të vazhdueshme në të gjitha etapat, jo vetëm për Komunën e Suharekës por për të gjithë Kosovën.
KFOR-in, e ka falënderuar edhe drejtori i Shërbime Publike z.Enver Shabani, i cili edhe e ka nënshkruar pranimin e këtij projekti.
Në fund, përfaqësuesit e fshatit e kanë falënderuar komandantin Figus po ashtu edhe Komunën e Suharekës për ndriçimin publik në këtë fshat