Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të kapur Ilir Isufin nga fshati Katund i Ri në Pejë. Kjo për shkak se ai është i akuzuar për veprat penale “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”.

I pandehuri është lindur më 15.08.1974 në fshatin Katundi i Ri, Pejë, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

KlanKosova