Të gjitha Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen të reduktojnë stafin në punë me 50% të kapaciteteve ekzistuese përveç sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, takimet e punës dhe aktiviteteve të tjera mbahen online;
Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi i tyre kalon online nga shtëpia;
Personat mbi moshën 65 vjeçare u lejohet dalja jashte shtëpisë prej orës 6:00 deri në orën 10:00 dhe prej orës 16:00 deri ne orën 19:00. Jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.
Ligjeratat në të gjitha Universitetet publike dhe private mbahen online.Provimet, puna praktike dhe laboratorike mbahet me prani fizike duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së;
Të gjitha qendrave tregtare në tërë territorin e Republikës së Kosovës u ndalohet veprimataria nga ora 21:00 deri në orën 05:00;
Në të gjitha shkollat e mesme në komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, mësimi kalon nga skenari “A” i MASH (sipas të cilit mësimi vijohet në shkollë) në skenarin C (mësimi online);
Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë, restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme në Komunës e Prishtinës dhe në Komunën e Fushë Kosovës u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00;
Të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve shëndetësore duke bërë dezinfektim të vazhdueshëm;