Mirlind Daku po kalon në një formë jetësore me Ballkanin në Superligën e Kosovës.
Në fitoren e sotme të skuadrës nga Suhareka ndaj Besës së Pejës me rezultat 4:1, Daku ka shënuar dy nga katër golat e fitores, shkruan Gazetasheshi.com
Sulmuesi i Ballkanit pas ndeshjes ka deklaruar se golat i ka dedikim për vajzën e dajës e cila ka ndërruar jetë para katër vitesh.
“Puna e madhe që po e bëjë çdo ditë dhe gjatë fazës përgatitore po luaj mjaftë mirë dhe jam i kënaqur”
“Golat ia dedikoj vajzës së dajës që ka ndërruar jetë para 4 vitesh, por sot e ka pas përvjetorin ndaj golat ja dedikoj asaj”- përfundoi sulmuesi Mirlind Daku.
Me dy golat e shënuara sot, Mirlind Daku ka arritur kuotën e 17 gola të shënuara në 10 xhirot e para në Superligën e Kosovës.GazetaSheshi