Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka triumfuar ndaj Llapit me përmbysje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë pas rezultatit 0 me 1 në pjesën e parë me golin që shënoi Valmir Veliu. Ishte Almir Ajzeraj ai që barazoi për 1 me 1, kurse Ahmed Januzi shënoi auto-gol në portën e tij për t’i dhënë fitoren skuadrës së Ardian Nuhiut për 1 me 2, shkruan GazetaBlic.
E me gjasë në lidhje me epilogun e këtij takimi ka reaguar edhe trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi.
“Zoti ju marroftë, nuk keni fytyrë. Kanë me ju dalë marrinat e të gjithëve, nëse ka Zot” shkruajti Munishi.
Reagim të ashpër bëri edhe ndihmës-trajneri i Llapit, Sunaj Keçi që tha se kjo ndeshje u vendos nga gjyqtarët.KorrektSport