Mirlind Daku ka pranuar ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për tre ndeshjet e nëntorit, raporton Gazeta Olle.
“Olle” mëson se Daku do të jetë pjesë e “Dardanëve” për tre ndeshjet e nëntorit.
Kosova luan fillimisht vëllazëroren me Shqipërinë, e pastaj zhvillon ndeshjet për Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.
Kjo ftesë e Dakut vjen pas performancës së tij fantastike në Superligë./GazetaOlle