1626 TESTIME, 107 TË SHËRUAR DHE 546 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.626 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 546 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!
28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë € gjobë ndaj të akuzuarve për prodhimin e drogës në Suharekë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vite burgim të akuzuarit Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski,
Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj regresit së lirisë së mediave në Kosovë. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot janë bërë 34 vjet nga falja e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit. Më 1 maj të vitit 1990, në këtë
Dalin pamjet nga aksidenti i djeshëm në Suharekë ku mbetën të vdekur dy persona [VIDEO]
E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Suharekë, ku dy persona kanë vdekur.
Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të
Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar me origjinë nga Suhareka që humbi jetën në Itali
Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Verona, Itali. Harisi ka lindur në Shkodër në vitin 1999, përderisa