Ministri i Shëndetësisë z.Armend Zemaj dje pas takimit me komandantin e Kforit,Gjeneral Michele Risi ka thënë pas rritjes së rasteve me COVID-19 detyrohemi që të ashpërsojmë masat.
Ja postimi i plotë i ministrit Zemaj:
Në takim me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19.
Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat.
Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.
E falenderova Gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës.
Të veprojmë menjëherë, duke shmangur levizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti Covid!