Të dielën në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë doktori nga Komuna e Suharekës Sedat Hoti.
Sedat Hoti ishte mjek specialist i fizioterapisë dhe Shef i Shërbimit të Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr Daut Mustafa ” në Prizren.
Nga viti 2016 dr. Sedat Hoti ishte shef i Shërbimit të Fizioterapisë, duke kryer me përkushtim, përgjegjësi dhe profezionalizëm detyrën e mjekut specialist të fizioterapisë dhe shefit të Shërbimit të Fizioterapisë.
Gjithashtu, ai nga fillimi i pandemisë dr. Sedat Hoti ishte në krye të detyrës, në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në respektim të vendimeve të Qeverisë, MSH-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSH-së.