Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se nuk duhet të ketë mbyllje totale pasi që bizneset janë duke punuar për mbijetesë, transmeton Insajderi.
Në një konferencë për media, Rukiqi ka kërkuar edhe përkrahjen dhe mirëkuptimin e Qeverisë lidhur me këtë çështje.
“Ne solidarizohemi me thirrjet për kujdes të shtuar dhe për veprime konkrete sa i përket menaxhimit të situatës. Në të njëjtën kohë jemi solidarizuar edhe me gjendjen jo të lehtë të bizneseve tonë që përkthehet në gjendje të vështirë të mijërave qytetarëve tanë që prekem nga mirëqenia ekonomike”.
“Kjo na ka shtyrë që ta gjejmë një mes që na mundëson ta ulim lakoren e infektimeve dhe ta mundësojmë që ta kemi një funksionim sado pak të ekonomisë dhe nga paralajmërim i masave strikte, ne kemi shtuar presionin dhe lutjen tonë te Qeveria që të ketë mirëkuptimin”.
“Ky mes që ne pak a shumë e propozuam gjeti përkrahjen nga qeveria që vendi të mos shkojë në mbyllje totale, por ekonomia në mas të madhe do të mbetet e hapur dhe të punojë për mbijetesë dhe duke shpresuar që në pranverë të kemi përmirësim”, ka thënë Rukiqi, raporton EO.
Drejtori I OEK ka thënë se kanë propozuar që bizneset që nuk respektojnë masat do të mbyllen për tre muaj, dhe kjo do të jetë fatale për ato biznese që nuk respektojnë masat.
“Ajo qe mbetet që bizneset të kujdesen më shumë, ne besoj që duke qëndruar së bashku do të ja dalim por kjo kupton edhe respektim së masave dhe kjo është alarmi fundit që edhe bizneset duhet ta kuptoje që dënimet janë drastike dhe ne kemi propozuar që dënimet të jenë deri në tre muaj dhe kjo do të jetë fatale për ato biznese që nuk respektojnë masat”, ka thënë ai.
Rukiqi e ka quajtur veprim të papërgjegjshëm mos votim e ligjit për rimëkëmbje ekonomike në seancën e sotme.
“Është shqetësuese që parlamenti prapë bëri veprim të papërgjegjshëm duke mos miratuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë tutje ai. Insajderi