Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Kosovës në ndeshjen vëllazërorë të zhvilluar në Elbasan Arena me rezultat 2-1.
Ndeshja doli të jetë e bukur dhe me aksione nga të dyja palët, ku mbrojtjet ishin shumë të kujdesshme.
Në minutat e para të dy skuadrat testonin njëra-tjetrën, duke kërkuar të gjenin ndonjë korridor në mbrojtjet respektive.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të të takimit.
Një pasim i bukur i Myrto Uzunit gjeti bukur në zonë Bekim Balajn i cili shënoi për 1-0.
Kosova kishte disa gjysmëraste, por e parrezikshme, ndërsa Shqipëria ishte më e qartë në sulm.
Pjesa e dytë nisi me një Kosovë që kërkonte më shumë dhe sulmonte më shumë.
Por kjo bërë që të lihen hapësira prapa, gjë që edhe i kushtoi Kosovës.
Lindon Selahi pasoi bukur për Myrto Uzunin i cili shënoi për 2-0 në minutën e 65-të të takimit.
Kosova tentoi të kthehet në lojë dhe këtë e arriti në minutën e 85-të.
Goli i Muriqit erdhi nga penalltia, pasi i njëjti i pengua në zonë. /Telegrafi/