Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar lidhje me punësimet që po bëhen në Komunën e Suharekës.
“Punësim pa konkurs në shkollën “Avdyl Rama”Qeverisja aktuale e Komunës së Therandës është duke e vazhduar degradimin e arsimit”. Kanë shkruar në llogarin e tyre në ‘Facebook’.
Tutje LVV-Suharekë ka shtuar se: “Së fundmi, mësojmë që në Shkollën Profesionale “Avdyl Rama” është punësuar pa konkurs, Blerta Kuqi vajza e Sahadete Kuqit – zyrtare në Drejtorinë e Arsimit. Këtë përmes telefonit e ka konfirmuar edhe Ushtrues i Deytrës së Drejtorit të kësaj shkolle, Destan Berisha”.
Ky është reagimi i plotë:
Punësim pa konkurs në shkollën “Avdyl Rama”Qeverisja aktuale e Komunës së Therandës është duke e vazhduar degradimin e arsimit. Institucionet shkollore po shfrytëzohen për rehatime të militantëve, kjo dukuri është vazhdimësi e mënyres së qeverisjes së mëparshme të LDK-së.
Së fundmi, mësojmë që në Shkollën Profesionale “Avdyl Rama” është punësuar pa konkurs, Blerta Kuqi vajza e Sahadete Kuqit – zyrtare në Drejtorinë e Arsimit. Këtë përmes telefonit e ka konfirmuar edhe Ushtrues i Deytrës së Drejtorit të kësaj shkolle, Destan Berisha.
Rikujtojmë që vitin e kaluar po në këtë shkollë është emëruar zëvendësdrejtor, Agron Suka, për emërimin e të cilit jemi njoftuar 3 muaj para se të hapet konkursi.
Gjithashtu edhe për pozitën e drejtorit nuk është hapur ende konkurs, edhe përkundër faktit që ka kaluar një kohe e gjatë që shkolla udhëhiqet nga Ushtrues Detyre.
E për këto punësime përgjegjësia kryesore bie mbi zyrën e kryetarit të Komunës pasi që puna e secilës drejtori të Komunës është centralizuar.