Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, si pasojë e pandemisë COVID-19😷 depozitat bankare kanë pasur rritje💹 ndërsa kreditë e reja kanë pësuar rënie📉

Masat parandaluese të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor (BPV) të bie për 9.28 % në tremujorin e dytë. Në këtë raport, Instituti GAP paraqet ecurinë e komponentëve kryesor që përbëjnë BPV-në dhe indikatorët tjerë makroekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 (janar-qershor) me qëllim që të pasqyrojë ndikimin e kësaj krize në të gjithë sektorët ekonomik të vendit.

Situata emergjente ndikoi në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve ku ekonomitë familjare ngritën shpenzimet për produkte bazike, ndërsa reduktuan shpenzimet joesenciale. Aktivitetet ekonomike të cilat shënuan rritje në tremujorin e dytë ishin industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 % dhe informacioni dhe komunikimi me 29.6 %.

Ndërkohë rënie të të hyrave patën të gjitha industritë e tjera. Rënia më e lartë u shënua në industrinë e ndërtimit me -47.08 %, dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me -24.4 %. Poashtu. gjatë gjatshtëmujorit të parë të këtij viti industritë deklauran rreth 584 milionë euro ose 11 % më pak qarkullim në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Qeveria e Kosovës aprovoi pakon e parë fiskale me vlerë prej 190 milionë euro dhe propozoi riorientimin e shpenzimeve buxhetore, nga kategoria e shpenzimeve kapitale në kategorinë e pagave, transfereve dhe subvencioneve. Megjithatë, kjo pako nuk arriti të implementohej në tërësi në tremujorin dytë dhe për këtë arsyje shumë qytetarë dhe biznese nuk morën ndihmën në kohën e duhur. Si rezultat në gjashtëmujorin e parë shpenzimet ishin vetëm 18.8 milionë euro ose rreth 2 % më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak. Riorientimi i buxhetit si masë e vetme pa rritur borxhin publik do të jetë i padobishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike.

Për më shumë raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

InstitutiGAP