U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale
Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka fol për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, ku ka thënë se janë gjithsejtë 362 raste prej te cilëve 232 të shëruar, 106 raste aktive me virus dhe 24 të vdekur. Ajo ka thënë se fatmirësisht gjendja në shkolla është stabile. Nënkryetarja ka folur edhe për aktivitetet e tjera që janë zhvilluar gjatë dy jave. Për gjendjen e sigurisë ka raportuar rreshteri Luan Curri i cili e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 5 aksidente në trafik me dëme materiale, 3 raste me lëndim trupor, 3 vjedhje, 2 kanosje, 2 dëmtime pronësore, 1 pengim i personit zyrtar, 1 vdekje e dyshimtë, 1 rast i dhunës familjare, 1 rast i falsifikimit të monedhës, 1 organizim i skenës piramidale. Zyrtari policor ka thënë se janë shqiptuar 137 tiketa për kundërvajtje trafiku dhe 420 tiketa për mosrespektim të masave ndaj pandemisë.