Kushtrim Reshitaj njihet si një fans i madh i futbollit poashtu edhe i kombëtares së Kosovës. Ndeshjet e kombëtares i përcjell me shumë emocion si shumë dashamirë të futbollit në Kosovë. Kur lojtarët e Kombëtarës bëjnë paraqitje të mirë nuk mungojnë edhe lëvdatat nga ana e tij, por kur ata nuk bëjnë paraqitje të mira nuk mungojnë edhe kritikat nga Reshitaj. Një të tillë e ka me Edon Zhegrovën të cilin e ka kritikuar shumë ashpër për paraqitjen e mbrëmshme kundër Shqipërisë.
“Edon Zhegrova qenka ankuar se po linçohet nga tifozët, sipas tij pa të drejtë. Madje paska thënë se duhet ta kemi parasysh që ai zgjodhi ta veshë fanellën e Kosovës (mbase paska mundur edhe tjetër)” Ka shkruar Reshitaj në llogarin e tij në Facebook.
Tutje Reshitaj kritikën e tij me Edonin e vazhdoj me fjalët: “O çun, o lazdran i stër’ekzagjëruar, po a ka more nder më të madh në jetë për një futbollist që ta ketë shansin për ta bartur mbi supe peshën e fanellës së vendit të tij”.
Ky është postimi i plotë:
Edon Zhegrova qenka ankuar se po linçohet nga tifozët, sipas tij pa të drejtë. Madje paska thënë se duhet ta kemi parasysh që ai zgjodhi ta veshë fanellën e Kosovës (mbase paska mundur edhe tjetër).
O çun, o lazdran i stër’ekzagjëruar, po a ka more nder më të madh në jetë për një futbollist që ta ketë shansin për ta bartur mbi supe peshën e fanellës së vendit të tij. Po edhe yjet më të mëdhenjë të futbollit botëror, me përulje dhe krenari deri në rrënqethje, ëndërrojnë të zbresin në fushë, për të mbrojtur ngjyrat e simbolet e vendit të tyre.
Ty të është bërë nder me faktin se ke marr ftesë. Ka të tjerë që në këmbë janë në gjendje të nisen nga Europa, që të vijnë e ta kenë mundësinë për të qenë në vendin tënd.
Para se të shkarravitësh nëpër rrjete sociale si një lazdran i madh, merre dhe shiko ndeshjen e djeshme se çfarë drifta ke bo në fushë. Injoroje çdo shok të Përfaqësueses, duke tentu ta luaje Maradonën.
Ule kokën, ndjeje fanellën dhe luaj për skuadrën, për vendin tënd, jo për stila t’manekenave, se për atë punë i kemi top-modelat, jo futbollistët!