Tre persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Korishë të Prizrenit. Njëri person fillimisht i ka sulmuar fizikisht dy të tjerë. Sulmi ka ndodhur mbrëmë “raporton TV Prizreni.
Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar dy viktimat”, njofton Policia e Kosovës. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”.
“ Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”./PP/