Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për mundësinë e daljes nga koalicioni i Listës Serbe.
Ai në një konferencë për media ka thënë se kjo parti nuk ka pasur asnjë komunikim me të apo me kryeministrin Avdullah Hoti, lidhur me largimin e tyre.
Tahiri ka thënë se këto paralajmërime janë kryesisht në diskursin publik por nuk ka diçka zyrtare.
“Qeveria është duke e bërë punën e vet, ndërsa vendimi i partive politike gjithmonë është vendimi tyre, ashtu siç kanë hyrë munden edhe me dalë por nuk di që ka ndonjë arsye. Nuk ka pasur ndonjë komunikim me qeverinë dhe përderisa nuk ka pas nuk mundem me komentu ma shumë”, ka thënë ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, të mërkurën e ka kritikuar Listën Serbe për mospjesëmarrjen e tyre në seancë ku pritej votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.IndeksOnline