Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu i ka gati edhe dy projekte të reja.
Sinan Vllasaliu, këngëtari i shumë hiteve i cili gjithmonë i ka kënduar dashurisë, vuajtjes dhe temave të shumta, ka vendosur që kësaj here të vijë me një këngë më ndryshe.
Sinani ka gati dy këngë të reja e që njëra prej tyre ka të bëjë pikërisht me Ushtrinë e Kosovës.
Kjo këngë ishte paralajmëruar edhe më herët por si duket koha e duhur për publikimin e kësaj kënge erdhi.
Sinani edhe këtë këngë ua ka besuar bashkëpuntorëve te tij besnik me të cilët punon tash e sa vite.
Pos tjerash, Sinan Vllasaliu para kësaj kënge do të publikoj një këngë tjetër, ku data e publikimit do të jetë sonte, ai edhe kësaj radhe do të vijë me një baladë, me titull “Dreqi e Marrte”.
Ndërkaq, këngëtari i muzikës popullore ka gati edhe disa projekte të tjera, të cilat i takojnë kohës së vitit të ri. Express