Dega e LDK-së në Suharekë përmes faqes zyrtare në facebook ka reaguar nda njoftimit të kryetarit Muharremaj, ku kishte njoftuar që ka pranuar katër kamion për pastrim, donacion ky nga Ambasada e Japonisë.
Ja reagimi i plotë:
Donacioni nga Japonia i dedikohet Eko-Regjionit e jo vetëm Komunës së Suharekës.
Dega e LDK-së në Suharekë falënderon shtetin mik Japoninë për dhurimin e 15 kamionëve për pastrim kompanisë EKO REGJIONI. Kompani e cila gjithmonë është shquar me sukseset e saj në pastrimin efikas të ambientit.
Për të pranuar këtë donacion ishin të ftuar 4 kryetarët e Komunave të regjionit të Prizrenit.
LDK dega në Suharekë, publikisht kërkon nga kryetari aktual i Komunës sonë, që të mos bëjë blofe sikur ky i sotit, duke mos publikuar komplet ndihmën japoneze, por vetëm atë që i ra hise Suharekës. Përpjekja e kryetarit Muharremaj për të përvetësuar donacionet e fituara nga kompania publike “Eko Regjioni” është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të tij për të marrë meritat e tjerëve dhe promovuar si rezultate të tij. Ai këtë donacion e promovon si donacion për Komunën duke mos potencuar askund që ky donacion ishte për Eko-Regjionin.
Është e pandershme të instrumentalizohet ndihma e miqve për interesa të politikës ditore, sepse herën tjetër mund të mos na ndihmojnë.
Dhuruesit mund t’i ngelet hatri, nëse i fshihet kontributi i tij i tërësishëm. Siç tentoi ta bënte sot me një diletantizëm të skajshëm kryetari aktual i Komunës sonë.