Ndihmës selektori i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur në konferencën për medie para takimit të nesërm kundër Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Gazetasheshi.com.
Tekniku gjilanas ka folur për kundërshtarin e “Dardanëve” dhe për ndryshimet që mund t’i bëjnë për këtë takim.“Do jetë një ndeshje e vështirë me një kundërshtartë mjaftë kualitativ si Sllovenia”.“Pavarësisht nga kjo, do jetë ndeshja e parafundit e Ligës së Kombeve”.
“Në këtë situatë jo-normale përshkak të pandemisë kemi mungesa të rëndësishme, e kur kësaj i shtohen edhe mungesat nga dëmtimet që kemi dhe minutazha e vogël e disa futbollistëve do jetë e vështirë, por do japim maksimumin”.“E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve”.
“Mund të ndryshojmë formacionin, por jo dhe mënyrën si luajm futboll. Do vazhdojmë të luajmë me pasime dhe të krijojmë raste”- përfundoi Muharrem Sahiti.Sahiti ka marrë drejtimin e Kombëtares pasi kryetrajneri, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Gazeta Sheshi