Nga gjysma e dytë e vitit 2021 bota i rikthehet normalitetit

ARCHIV – 27.11.2019, Rheinland-Pfalz, Mainz: Ugur Sahin, Vorstandsvorsitzender BioNTech, gestikuliert waehrend des Interviews. Das Mainzer Pharmaunternehmen Biontech rechnet nach eigenen Angaben mit ersten aussagekraeftigen Ergebnissen bei den laufenden Wirksamkeitstests seines Corona-Impfstoffkandidaten in den naechsten Tagen. (KEYSTONE/DPA/Andreas Arnold)

Drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin, që të hënën e kaluar njoftoi se së bashku me kompaninë Pfizer ka zhvilluar një vaksinë 90% efektive kundër koronavirusit, ka thënë se ajo mund t’i japë fund pandemisë.

Sahin tha për “The Guardian” se nga mesi i vitit të ardhshëm do t’i kthehemi jetës normale, përcjell Albinfo.ch.

“Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, tha Sahin.

Shkencëtari me prejardhje turke shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina.