![](https://i0.wp.com/suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2020/07/klinika.jpg?resize=790%2C444&ssl=1)
10 mijë e 990 raste me Coronavirus vazhdojnë të jenë aktive në vend, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ku tutje njoftohet se 822 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me këtë virus.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 17 mijë e 305.
Rreth 119 mijë persona të dyshimtë me virusin SARS-COV-2 janë testuar në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë e deri më dje, prej tyre, janë konfirmuar 29,117 raste pozitive.
Institucionet vijojnë të këshillojnë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes.Insajderi