Në spitalin Rajonal të Prizrenit gjendja aktuale me personat e infektuar me Covid-19 paraqitet e rëndë, mjekët apelojnë për kujdes.
Kështu ka deklaruar drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Dr Afrim Avdaj. Ai me tej deklaroi se 115 persona janë të hospitalizuar nga ta 75 janë të konfirmuar me Covid-19 ndërsa 16 pacient janë në mjekim intenziv.
Avdaj, theksoi se është ndërtuar një strategji brenda këtij institucioni që të hospitalizohen pacientet me indikacione reale.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe rritjes së numrit të hospitalizuarve, rezerva e oksigjenit prej 10 tonësh nuk është e mjaftueshme për të përballuar fluksin që po vazhdon të rritet. raporton TV Prizreni.