![](https://i0.wp.com/suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2020/11/auto_arb1605478510-696x447-2.png?resize=696%2C447&ssl=1)
“Dardanët” nuk rezistojnë në Lubjanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek.
Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.
Pas ndeshjes, Arbër Prekazi, futbollisti i Ballkanit nuk sheh arsye për të mos i kritikuar lojtarët e Kosovës.
“Unë mendoj se futbollistët duhet të reagojnë pas kritikave. Kjo u pa që reaguan pas humbjes nga Shqipëria”, deklaroi Prekazi në “Klan Kosova”.
“Vetë e di këtë gjë, sepse jam futbollist”, shtoi ai. G.Sheshi