Tensionohet situata në Kuvend, Driton Selmanaj: Zoti ka me ua kthy!

Diskutimi për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës po përcillet me tensione të mëdha në mes të qeverisë dhe partive opozitare. Derisa kryetari i Qeverisë, Avdullah Hoti, nuk gjendet aty, përgjigje kritikave të opozitës po iu përgjigjet zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë përpjekje për të ndalur fjalimin e Selmanajt duke bërë zhurmë të madhe në sallën e Kuvendit.

“Pom vjen marre prej juve. E lexoi veç atë qe i konvenoj asaj”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj është përplasur edhe me Arbërie Nagavcin. Derisa kjo e fundit i ka kërkuar Selmanajt të ulet në vendin e tij.

“Ulu, kontrolloje veten”, ka thënë Nagavci./Express/