19 rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive.

Nga 626 raste pozitive të konfirmuara nga IKSHPK-ja 19 janë nga komuna e Suharekës.

Vendet prej nga janë rastet në komunën e Suharekës:

Bukosh (5)

Dobërdelan (1)

Leshan (2)

Samadrexhë (2)

Semetisht (1)

Shirokë (1)

Sopijë (2)

Stundençan (1)

Suharekë (4)