Skandal me furnizimin e oksigjenit

Skandaloze – Armend Zemaj i dha urdhër kompanisë së pa licencuar për t’i mbushur me oksigjen spitalet

Kompania “Lindi Gas” ka mbushur bombolat e oksigjenit të Spitalit të Prizrenit ani pse nuk është i licensuar për oksigjen medicional, pastërtia e cilësia e të cilit duhet të jetë mbi 99.5%.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Arianit Hoxha, në një përgjigje për InDoks ka pranuar publikisht se nuk kanë licencë për oksigjen medicional edhe pse kanë aplikuar në vitin 2014.

Hoxha ka thënë se kanë mbushur bombolat me oksigjen medicional të palicensuar me urdhët të ministrit të shëndetësisë Armend Zemajt.

“Po i përmbushim kushtet dhe në rajon nuk ka kësi objekti. Tash nuk po e di arsyet se pse nuk është dhënë kontrata. Kjo është bërë me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, ne i kemi certifikatat e cilësisë së gazit edhe është një cilësi që i arrin qato kushtet. Po direkt me urdhërin e ministrit Armend Zemaj. I kemi ceritfikata edhe oksigjeni importohet si oksigjen medicional. Oksigjeni vjen prej një firme që prodhohet në Itali është “Sol Shpk”, prodhohet në Itali vjen në Maqedoni dhe pastaj vjen në Kosovës. Siq tregova vjen me certifikatë se është oksigjen mediacional”, ka thënë ai.

Hoxha ka thënë se mbi 10 herë Spitali u furnizua nga kjo kompani.

“Për mbushje spo di sa herë i kemi mbush po përafersisht 10-15 herë. Kompania ka cilësinë e gazit edhe ne e kemi në firme një analiztor për matjen e gazit e cila është 99.9 %.”, ka shtuar ai/InsajderiInDoks