LVV-Suharekë: Të suksesshmit në test me shkrim, nuk po arrijnë të kalojnë në intervistimet me gojë

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Suharekë, ka reaguar lidhur me konkurset që po bëhën në Komunën e Suharekës.
LVV-Suharekë i përcjell vazhdimisht konkurset dhe thonë që kanë vrejtur një dukuri të pazakontë në konkurset në Komunën e Suharekës.
“Në arsim, kemi vërejtur një dukuri të pazakontë që është duke ndodhur me konkurset në Komunë tonë” Kanë shkruar në faqen e tyre në ‘Facebook’ dega e LVV në Suharekë.

Tutje LVV-Suharekë ka shtuar se :“Ka shumë konkurse ku kandidatët të cilët marrin pikë më së shumti në testin me shkrim, nuk arrijnë që të jenë të suksesshëm në intervisten me gojë, dhe e humbin garën për më pak se një pikë”

Ky është postimi i plotë:

Të suksesshmit në test me shkrim, nuk po arrijnë të kalojnë në intervistimet me gojë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Therandë, i përcjell vazhdimisht konkurset. Në arsim, kemi vërejtur një dukuri të pazakontë që është duke ndodhur me konkurset në Komunë tonë.
Ka shumë konkurse ku kandidatët të cilët marrin pikë më së shumti në testin me shkrim, nuk arrijnë që të jenë të suksesshëm në intervisten me gojë, dhe e humbin garën për më pak se një pikë.
Pa dashur të nënvlerësojmë kandidatët e “dëshmuar” dhe të pranuar në intervistim, dyshojmë që kjo dukuri është duke ndodhur qëllimisht dhe çdo herë.
Nga dy konkurse kemi paraqitur vetëm tre shembuj konkret.