Për 24 orë gjobiten 623 persona për mosmbajtje të maskës

Policia e Kosovës ka shqiptuar 623 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 33 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 690 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 22 persona, prej tyre 12 janë dërguar në mbajtje dhe 2 janë në vuajtje të dënimit.

Këto janë statistikat e përgjithshme: