Kënga “Dy Dashuri” e interpretuar nga Sara Elshani zë vendin e parë në festivalin ‘Vihuela Fest’

10 vjeçarja nga Suhareka, Sara Elshani po vazhdon të korr suksese në muzikë

Sara e cila para pak muajsh kishte interpretuar në në mënyrë të mrekullueshme këngën ‘Shaj’ të Arilena Ara tani ka marr një çmim në festivalin ‘Vihuela Fest’.

Festivali mbarëkombëtar për fëmijë “Vihuela Fest” edhe këtë edicion, i shtati me radhë, mblodhi në kryeqytetin e Kosovës solistë nga thuajse të gjitha trevat shqiptare.

Çmimin kryesor në këtë festival e mori kënga “Dy Dashuri” interpretuar nga 10 vjeçarja Sara Elshani.

Tekstin dhe kompozimin e kësaj kënge e ka bërë Kushtrim Reshitaj, derisa u orkestrua nga Rinor Ukimeri. Kjo këngë paraqet dashurinë e fëmiut ndaj dy prindërve.

Vendi i dytë u nda nga Ensar Baca dhe Nita Zeqiri, si dhe vendi i tretë në mes Amar Dobreva dhe Anisa Amer.

Ndërkohë, në kategorinë e fëmijëve deri në 7 vjeç fituese ishte Eliza Dula.

“Vihuela Fest” është festival gjithëkombëtar që mbahet çdo vit në Prishtinë dhe udhëhiqet nga profesor Naser Dula.

Më poshtë keni postimin e bërë nga Reshitaj ku tregon për çmimin e fituar të vogëlushes nga Suhareka:

Kënga “Dy Dashuri” të cilën e shkrova dhe komponova unë, sot qenka shpërblyer me çmimin kryesor të festivalit Mbarëkombëtar “Vihuela Fest”, vendin e parë!

Një orkestrim fantastik nga Rinor Ukimeri dhe interpretimi shumë i këndshëm i vogëlushes Sara Elshani.