Zemaj: Do të shqyrtohen mundësitë buxhetore për pagesat shtesë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit me kreun e Sindikatës e Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ku u diskutua për grevën e punëtorëve teknikë dhe miratimin e kërkesave të tyre, tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen.

Edhe pse tha se këto kompani janë paguar nga Pako Emergjente, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare të marrin pagesa shtesë. Mes tjerash ministri tha që duhet të kemi parasysh që këta janë punëtorë privat dhe si të tillë duhet paraparë edhe vendimet që pasojnë,

“Takimi u zhvillua, ne do shqyrtojmë çdo mundësi që na jepet për të shqyrtuar kërkesën e tyre. Vendimi nuk mund të themi që është përfundimtar pasi duhet të kalojë në hapa pasues për të arrirë deri tek rezultati”, përfundoi Zemaj./EO