Hoti paralajmëron pako të re fiskale për vitin 2021

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Transfereve, Hykmete Bajrami kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Hoti me këtë rast ka thënë se janë duke punuar intensivisht për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbjen wkonomike.

“Po diskutojmë për përgatitjet për zbatim për Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo për ne është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë bizneset për ndikimin negativ të pandemisë”, ka thënë ai.

Ai ka falënderuar ATK-në për punën e bërë duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për ligjshmëri dhe transparencë të plotë.

Hoti ka paralajmëruar një paketë të re fiskle për vitin 2021, për të cilën tha se janë në diskutim më të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Kemi punuar në grupe punese për të përgatitur paketën e re fiskale dhe në bazë të diskutimeve, jemi duke marrë propozime për të dalë me masa të reja në vitin 2021”.

Ekrem Hysenaj, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, ka njoftuar se kanë arkëtuar nga marsi mbi 74 milionë euro të hyra, shkaku i pandemisë.

“Prej janarit deri në nëntor 426.6 milionë euro, 8.4% më pak se periudha më pak se vitin e kaluar. Ndikimi i pandemisë në të hyrja ka pasur me pak 74.3 milionë euro mars-nëntor. Rënie të qarkullimit prej 1.2 miliardë euro. 79 milionë euro borxhe janë arkëtuar në këtë periudhë. Borxhet 1 milion euro nga ndërmarrjet publike”, ka thënë Hysenaj.

Kurse, ministrja Bajrami ka kërkuar ndihmën e ATK-së për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.