Qytetarët nuk do të mund t’i marrin 10%shin total të Trustit

Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë aplikuar për të tërhequr 10% e kursimeve pensionale në Trust, duket se nuk do të kenë mundësi të marrin total shumën që u takon.

Kështu tha për IndeksOnline, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Kjo sipas tij, është si pasojë e uljes së çmimit të njësisë në 0.12%.

“Ne nuk garantojmë se çdo datë do të jetë në rritje, për vitin 2020 jemi më shumë se 2.5 për qind rritje dhe rreth 20 për qind e të gjitha bilanceve. E enjtja është data e çmimit të aksionit me të cilin kanë aplikuar kontribuuesit e së premtes, shtunës dhe të së dielës. Çmimi i njësisë është ai i të premtes, i cili është ulur për shkak të performancës me 0.12 për qind, këtu është ajo diferenca e çmimit e njësive dhe fjala është për minus 0.12 për qind, është fat që nuk është më shumë, kjo është për shkak të pandemisë, mund t’ishte më shumë. Kjo nuk kontrollohet nga ne”, tha ai.

Ai shtoi se rastësisht ka ndodhur që e hëna të jetë ditë pozitive, pra ka rritje të të hyrave të çmimit të njësisë.

Ndryshe, deri tani për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë aplikuar mbi 330 mijë qytetarët.IndeksOnline