2020 viti i Mirlind Dakut – Bomberi ka një mesazh

Pak persona do e mbajnë mend për të mirë vitin 2020 në botë, shkruan Gazetasheshi.com

Por, pa asnjë dyshim viti 2020 ishte për futbollistin e Ballkanit, Mirlind Daku, i cili ka shkëlqyer në këtë vit duke “bombarduar” portat kundërshtare.

Sulmuesi i Osijekut i huazuar te Ballkani ka shënuar gola me ‘bollëk’ duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Sulmuesi gjilanas ka postuar një shkrim në profilin e tij duke thënë se në vitin 2020 ka rigjetur formën më të mirë të mundshme.

Më poshtë e keni postimin e Dakut:

Përkundër vështirësive të mëdha që ka pasur ky vit për të gjithë, për mua ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Pasi viti 2019 nuk shkoi siç desha,në vitin 2020 kam rigjetur formën më të mirë te Ballkani ku falë punës së madhe kanë ardhur edhe rezultatet e mira me gola e asistime. Nuk do ta harrojë kurrë këtë vit, pasi ëndrra ime për të luajtur me Kombëtaren A është bërë realitet. Shpresojë që 2021 të jetë vit edhe më i mirë, duke fituar trofe dhe të jem edhe më lart në karrierë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur fort gjatë këtij viti, do të vazhdoj të punoj që të ju bëjë krenar dhe të ju shpërblejë për besimin dhe mbështetjen që ma keni dhënë.
I juaji Mirlindi!

/Gazeta Sheshi/