Kush do të garoj për deputet/e nga Suhareka?

Ndonëse kanë mbetur edhe rreth 1 muaj deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare (sipas të gjitha gjasave me 7 Shkurt 2020) partitë politike në Suharekë po duket që janë zënë të papregaditur, dhe ende nuk e kanë qartësuar se me cilët kandidatë do të garoj.

LDK- edhe pse njihet për numër të madh të kuadrove, ende nuk kanë vendosur se me cilët do t’i futet garës. LDK Suharekë do të kandidoj me 3 ose 4 kandidatë. Sipas burimeve të Suhareka Express, LDK në Suharekë ka disa anëtarë që kanë shprehur ambicie për kandidim, kjo mbase për shkak të numrit të madh të votave që kanë në Suharekë (bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019)

AAK- dega në Suharekë do t’i futet garës pa Bali Muharremaj, kështu ka deklaruar kryetari Muharremaj duke theksuar në konferencën e fundvitit se do të mbetet kryetar i Komunës. Nga burime tona mbrenda AAK, kjo parti do të kandidoj me deputeten Albena Reshitaj, si dhe me dy emra të tjerë të rinjë. Nuk dihet ende nëse do të kandidoj z.Blerim Kuçi

PDK- pëveç kryetarit Enver Hoxha që është nga Suhareka, do të kandidoj me anëtarë të cilët kanë kandiduar më herët. Sipas burimeve tona, Florim Kryeziu do të jetë përsëri kandidat, nuk dihet nëse do të kandidoj Rame Vataj, mirëpo mësohet se nga pdk do të kandidoj edhe një biznismen nga Suhareka

VV-duke llogaritur në rritjen e votave, me siguri se u janë rritur edhe ambiciet. Ende nuk dihet se me kënd do të kandidoj VV në Suharekë