Slogani i LDK-së në këto zgjedhje: Mbesim në Lidhje

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka zbuluar sloganin e LDK-së që do të përdoret për fushatën zgjedhore.

“Mbesim në Lidhje” është motoja e sloganit të LDK-së që shfaq një zemër e që përkon me datën e zgjedhjeve 14 shkurt, ditë kjo që njihet edhe si dita ndërkombëtare e të dashuruarve.