KB Ylli shëndrrit në Prizren, Kastrati i pandalshëm

Golden Eagle Ylli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në “Sezai Surroi”.

Suharekasit shkëlqyen në këtë përballje duke triumfuar në fund ani pse “kockë e fortë” u treguan rivalët e Ponte Prizrenit.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte: Ponte Prizreni 95-99 Golden Eagle Ylli.

Tek Ylli, debutim fantastik pati Erjon Kastrati me 24 pikë dhe 8 asistime, teksa edhe Gëzim Morina(10 pikë, 12 rikuperime) tregoi veten me minuta të kufizuara duke u inkuadruar nga stoli.