Gjest tejet human nga Egzon Sadikaj

I riu nga fshati Sopijë Egzon Sadikaj i cili para disa ditëve ka udhëtuar për tu trajtuar në Turqi.

Egzoni ka bërë një gjest tejet human duke dhuruar një pjesë të konsiderueshme të parave për të riun nga Shiroka, Erjon Ramadanin.

Ky është postimi i plotë i Egzon Sadikaj i bërë në Facebook:

Të nderuar qytetar

Përmes këtij postimi ju njoftojë që operimi im ka përfunduar me sukses, sipas mjekëve gjasat për shërim të plotë janë edhe me të mëdha se që janë pritur, aktualisht jam ende në spital, të shtunën do të kthehem në Kosovë për të vazhduar pastaj me terapi.

Andaj, në emrin tim dhe të familjes time dua të falënderoj secilin veq e veq për secilin kontribut që e dhuruat për mjekimin tim.

Gjatë qëndrimit tim në Turqi, jemi takuar rastësisht me Erjon Ramadanin, të riun nga fshati Shirokë i Komunës së Suharekës, për të cilin po kërkohen mjete për shërim.

Pasi që për mua janë mbledhur mjete të mjaftueshme për t’a përfunduar operimin dhe për t’i përballuar shpenzimet e terapive, unë se bashku me familjen kam vendosur që 11.000€ të mbledhura për mua, t’i dhurojë për shërimin e Erjon Ramadanit.

Nevojën që e ka Erioni sot, une e kam pasur dje, andaj besoj që secili nga ju që dhuruat për mua do të ndjeheni mirë.

Ne si shqiptarë e kemi dëshmuar që për raste të tilla jemi shumë të bashkuar.

Shpresojë dhe besoj fuqishëm që edhe operimi i Erjonit do të përfundojë me sukses.

Ju përshëndes dhe ju falënderojë përzemërsisht.

Egzon Sadikaj