Jep dorëheqje anëtari i Këshillit të LVV-së: Lamtumirë demagoga!

Sami Ahmetaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në degën në Pejë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Facebook.

Anëtarët e partisë ai i ka qujtuar demagoga.

Njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,

Për ju që jeni të ndershëm e me një fytyrë e kam një lajm interesant:

Nga sot, nuk jam më delegat i Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Peja, as kryetar i Pikës në Dardani, e madje as aktivist i VV-së.

Lamtumirë Albin Kurti, lamtumirë Vetëvendosje!

Lamtumirë demagoga që iu besova 13 vite!