Golden Eagle Ylli siguron gjysmëfinalen e Final 8

Ekipi suharekas Golden Eagle Ylli siguron gjysmëfinalen e Final 8 në kuadër të kupës së Kosovës në Basketboll, pasi mposhti ekipin e KB Bashkimit me rezultat 74-60.

Tani Golden Eagle Ylli e pret në gjysmëfinale KB Rahovecin e cila e mposhti Trepçën me rezultat 66-64.