6 mijë e 896 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Mbi 63 mijë qytetarë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u shfaqen rastet e para me Covid-19 në Kosovë.

1,532 persona kanë humbur jetën, ndërsa 54, 661 pacientë janë shëruar.

Aktive mbeten 6,896 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Kujtojmë se dje ishin 4 vdekje, 307 raste të reja me Covid, dhe 221 të shëruar.

Rastet e vdekjes dje ishin nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).