Shiu dhe bora ndikojnë pozitivisht te njeriu

Temperaturat janë ulur dhe shiu, së bashku me borën kanë filluar thuajse në gjithë Evropën. Mirëpo ju nuk duhet ta merrni si diçka negative. Me sa duket, era e shiu, apo rënia e borës ndikon në uljen e stresit si dhe në shumë përfitime të tjera, transmeton albinfo.

Sipas ekspertëve psikologjikë, shumë njerëz pëlqejnë të dëgjojnë shiun kur bie, po ashtu shumë njerëz e shohin shiun si diçka shumë qetësuese dhe romantike, ndërsa disa të tjerëve u pëlqen era e shiut, e kjo e fundit ka aftësinë të na i qetësojë nervat.

Ndërkohë, të ecni në shi mund të jetë një përvojë shumë e mirë për ju, që ndikon në relaksimin dhe shëndetin tuaj dhe qetëson mendjen tuaj, raporton “Natural Soulution Magazine”.

Era e shiut, po ashtu e ka edhe një emër që duhet Petrichor, emri iu është lënë pas dy shkencëtarëve australianë në vitin 1960.

Ditët me shi apo ato ditë të reshjeve me bore janë perfekte kur jeni të stresuar, kur nuk jeni në disponim dhe vetëm dëshironi të relaksoheni dhe ta shijoni momentin për një kohë.

Studiuesit nga Japonia kanë gjetur se aktiviteti fizik në ditët me shi ndikon të humbni peshë më shpejt.

Po ashtu, ata kanë gjetur se era e shiut ndikon në rifreskimin e mendjes tuaj si dhe ju ndihmon që problemet t’ i shihni në një prespektivë tjetër.Albinfo