Deri në ora 15:00 kanë votuar 567 mijë e 934 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri në ora 15:00 dalja në vendvotime ka qenë 32.32 % apo 567 mijë e 934 votues.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se procesi është duke vijuar normalisht dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

“Dalja në vendvotime deri në ora 15:00 ka qenë 32.32 % apo 567 mijë e 934 votues”, thënë ajo.

Daka ka thënë se raportimet për parregullsi në votime janë duke i trajtuar me seriozitet duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë.