Procesi zgjedhor vlerësohet të ketë qenë i qetë dhe pa incidente

 Në një  komunikatë për media është thënë se procesi zgjedhor vlerësohet të ketë qenë i qetë dhe pa incidente sa i  përket sigurisë.

Në komunikatë  është thënë se Policia e Kosovës, realizoi me sukses planin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky plan ka paraparë  inicimin dhe procedimin e veprave penale kundër të drejtës së votimit  si dhe ndërrmarrjen e të gjithave masave procedurael dhe penale ndaj të gjithë  votuesve që bie ndesh me ligjet e vendit.

 Në komunikatë  më tutje është thënë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe kordinim me Prokurorinë e shtetit  ka inicuar tri raste  që ndërlidhet me zgjedhjet, por që nuk kanë  ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

 Një rast ështe evidentuar në Lipjan si “ Pengimi i procesit të votimit” ku është arrestuar një person I cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  Dy rastet e tjera kanë qenë në Prizren dhe Fushë Kosovë të cilat janë evidentuar si “ Cenim I fshehtësisë së votimit”, ku me vendim të prokurorit të dy rastet janë dërguar në procedur të rregullt.

 “ Policia e Kosovës ka trajtuar informacionet që ka pasur të bëjnë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe  raste të tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, deri në përfundim të procesit zgjedhor” është thënë më tutje në komunikatë.