AAK nuk ka fituar në asnjë qendër të votimit në Komunën e Suharekës

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielen më 14.02.2021, ku lëvizja vetvendosje ka dalur bindshëm partia e parë në Kosovë, gjithashtu edhe në Suharekë.

Lëvizja vetëvendosje në Komunën e Suharekës ka dalur partia e parë me mbi 9500 vota, duke fituar kështu në 30 nga 33 qendra të votimit.

LDK ka fituar vetëm në qendrën e votimit 2433A(Stravuqinë

PDK ka fituar në qendrat e votimit:

2429A ( Krushicë e Epërme)

2425A (Greiqevc)

Ndërsa AAK, partia që qeverisë në Suharekë, nuk ka dalur e para në asnjë qendër të votimit apo vendbanim në Komunën e Suharekës./Suhareka Express