KQZ refuzon mbi 3 mijë vota të diasporës

KQZ’ja deri dje ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës, prej tyre 998 votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

Tutje,  janë 70 votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, ndërsa 421 votues të cilët janë të paidentifikueshëm.

190 është numri i votuesve që kanë dërguar dokumente jo valide. Ndërkaq 1 mijë e 336 është numri i atyre që nuk kanë aplikuar në periudhën e caktuar.

Ndërsa në total janë 7 mijë e 157 vota që janë aprovuar.