Vjosa Osmani tregon kur do të krijohen institucionet e reja

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ditët e fundit ka takuar ambasadorët e shteteve të QUNIT-it dhe atë të BE-së, të cilët sipas Osmanin e kanë vlerësuar lart pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në zgjedhje.

Osmani ka thënë se po presin certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve që sa më shpejtë të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.

“Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se qytetarët e kanë ndërtuar rrugën nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë.

“Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona të do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë. Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më pare”, tha ajo.